Dhjetëra marinarë që punojnë në disa prej kantiereve të ndërtimit të
anijeve kanë hyrë me forcë në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes greke
pasi kanë shpërthyer portën prej hekuri të kësaj ndërtese.

Disa minuta me vone kane mberritur edhe forcat speciale te policisë te cilat kane filluar te largojne me dhune marinaret duke perdorur shkopinjte e gomes dhe lendet kimike, ndersa protesuesit i kane sulmuar ata me gure dhe mjete rrethanore.

Tensioni ka vazhduar per disa ore pasi te pakten mbi 100 marinare jane shoqeruar ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise. Sipas perfaqesuesve te protestuesve ata kane me shume se 6 muaj pa u paguar dhe keshtu nuk mund te jetojne.

Mediat greke kane shigjetuar ne komentet e tyre faktin se sa lehte kane hyre dhjetera protestues ne ministrine qe ka per detyre mbrojtjen e vendit, si dhe egersine e sulmit te forcave speciale te policies ,qe kane lene te plagosur te pakten nje marinar. Gjithashtu personi qe eshte detyruar tu flase protesuesve ne emer te ministrise ka qene nje gjeneral ushtarak dhe jo nje perfaqesues politik i ketij dikasteri.

Ka dite qe ne Greqi kane filluar protesta ne sektore te ndryshem te vendit kunder paketes se re te masave antikrize te cilat cilesohen si me te egrat qe jane marre ndonjehere.

Pas nje fundjave protestash ne France,Portugali,Spanje dhe Greqi, e perditshmja ‘New York Times’ paralajmeron per rrezikun e nje shperthimi te zemerimit social ne vendet e Europes Jugore qe kane probleme ekonomike, kunder masave shtrenguese.

Nga ana tjeter situate politike ne vend behet akoma me e paqendrueshme,pasi qeveria dhe perfaqesuesit e trojkes ende nuk bien dakord me masat e rrepta, ndersa kerkohen nga kreditoret akoma me shume reduktime rrogash dhe pensionesh.

 

Top Channel