Francë, Lass Diarra kthehet në kombëtare

04/10/2012 16:30

Didier Deschamps, trajneri i kombëtares franceze të futbollit, ka publikuar listën e futbollistëve që do të jenë pjesë e “Gjelave” për ndeshjet ndaj Japonisë më 12 tetor (miqësore) dhe Spanjës më 16 tetor (e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror).

E reja kryesore në këtë listë është rikthimi në përfaqësuese i Lassana Diarra, ish-mesfushorit të Real Madrid, i cili aktualisht luan me Anzhin. Diarra kishte që në gusht të vitit 2010 që nuk grumbullohej me Francën.

Kjo është lista e futbollistëve të grumbulluar:

Portierë: Lloris (Lyon), Mandanda (Olympique Marseille), Landreau (Lille)

Mbrojtës: Clichy (Manchester City), Evra (Manchester United), Jallet dhe Sakho (PSG), Rami (Valencia), Yanga-Mbiwa (Montpellier), Koscielny (Arsenal), Mathieu Debuchy (Lille).

Mesfushorë: Cabaye (Newcastle), Gonalons (Lyon), Matuidi (PSG), Valbuena (Marseille), Moussa Sissoko dhe Capoue (Toulouse), Lass Diarra (Anzhi)

Sulmues: Benzema (Real Madrid), Giroud (Arsenal), Gomis (Lyon), Ménez (PSG), Ribéry (Bayern Munich)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA