Figo: Raul, i tradhëtuar nga Reali

04/10/2012 18:40

“Rauli u tradhëtua nga Reali i Madridit”, deklaroi Luis Figo, ish-futbollisti madrilen, në një intervistë të dhënë për një të përditshme arabe.

I pyetur për sekuencën e ngjarjeve që çuan ish-kapitenin e Realit në kampionatin gjerman tek Schalke 04, Figo shpjegoi se kjo ndodhi kundër dëshirës së Raulit.

“Atë e detyruan të largohej nga Reali. Kapiteni dëshiron të tërhiqej në radhët e klubit, por nuk ndodhi kështu. Është një kampion i vërtetë dhe shpresoj që të jetë sa më i lumtur në Katar”.

Figo gjithashtu i dedikoi elozhe bashkëkombasit të tij Cristiano Ronaldo, të cilin e konsideron si kandidatin kryesor për fitimin e Topit të Artë të këtij viti. “Besoj se Ronaldo mund të fitojë në këtë edicion sepse ka fituar kampionatin”.

Përsa i përket momentit të keq që kaloi Ronaldo në fillimin e sezonit, kur deklaroi se ishte i pakënaqur në “Santiago Bernabeu”, Figo deklaroi: “Nuk i njoh arsyet që e bënë Ronaldon të ishte i pakënaqur. Nuk jam interesuar, pasi besoj se kjo është diçka personale”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA