Falkao: Mund të largohem nga Atletiko

04/10/2012 00:00

Radamel Falkao tremb tifozët e Atletiko Madrid. Sulmuesi kolumbian në
një intervistë për të përditshmen ‘Marka’ ka deklaruar se mund të
largohet nga skuadra madrilene për shkak të krizës ekonomike që ka
pushtuar Spanjën. 

‘Kam një kontratë afatgjatë me Atletiko Madrid dhe ndihem shumë mirë këtu-tha Falkao në intervistën e tij-por unë nuk e di se cfarë do të ndodhë në të ardhmen. Gjërat nuk varen vetëm nga futbollistët, por edhe nga situata ekonomike e klubit apo edhe e vendit. Për Atletico-n është kusht kualifikimi për në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit kanë thënë se do ta kenë të vështirë të më mbajnë nëse nuk arrijnë këtë objektiv’

Kjo deklaratë e Radamel Falkaos ka bërë që te Celsi të rriten shpresat për një tratativë të mundshme me Atletiko Madrid për të sjellë në Stemford Brixh një prej sulmuesve më të mirë të botës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta