Ndërsa në Kuvendin e Kosovës pritej të debatohej për proçesin e privatizimit, sindikatat e PTK-së dhe KEK-ut kanë mbajtur një konferencë për shtyp para selisë së legjislativit ku kanë kundërshtuar mënyrën e privatizimit të aseteve të këtyre ndërmarrjeve.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të PTK-së, Milazim Alshiqi ka kërkuar që të dialogohet me aktorët kryesorë në Kosovë para se të bëhet privatizimi i kësaj ndërmarrjeje.

“Jemi mbledhur këtu sot pasi kemi për qëllim që t’ju bëjmë ftesë edhe njëherë deputetëve të Republikës së Kosovës që sot në seancën e tyre t’i thonë ‘stop’ proçesit të privatizimit për vetë faktin se janë të mbështjellë me mbi 61 mijë peticione të nënshkruara nga njerëzit e vullnetit të mirë të organizuar nga BSPK-ja dhe sindikatat e tjera. T’i thonë ‘stop’ këtij proçesi që ne e konsiderojmë të ngutshëm e të dëmshëm dhe të ulemi në tryezë, të organizojmë dialogje dhe të bisedojmë për këtë pasuri”, ka thënë Alshiqi.

“Si sindikatë nuk jemi kundër privatizimit, por jemi kundër formës, mënyrës, veprimit dhe kohës së privatizimit të aseteve publike, pa bërë një analizë, një specifikë se çfarë ka përfituar Kosova si shtet me privatizimet e deritashme. Sipas llogarisë sonë, të opinionit publik, analistëve dhe ekspertëve të ndryshëm, privatizimet e deri tanishme, pa marrë parasysh nëse kanë qenë ndërmarrje publike apo shoqërore, nuk kanë sjellë asgjë tjetër përpos mjerimit dhe varfërisë”, ka thënë nga ana tjetër Fehmi Pajaziti, kryetar i Federatës Sindikale të KEK-ut.

Për më tepër, që në orët e hershme të mëngjesit hekurat e oborrit të Kuvendit të Kosovës janë zbardhur me fleta në të cilat ishin mbi 61 mijë nënshkrimet e peticionit të qytetarëve që e kundërshtojnë këtë formë të privatizimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA