Puyol thyen krahun, gjashtë javë jashtë

03/10/2012 09:10

Carles Puyol, kapiteni i Barcelonës, pësoi një dëmtim të frikshëm në minutën e 75 të ndeshjes ndaj Benfikës, kur pas një kërcimi të lartë ra keq në tokë duke pesuar nje frakture ne krah.

E gjithë pesha e trupit ra në krahun e majtë të qendërmbrojtësit duke dhënë një pamje të vështirë për tu parë. Lojtari doli menjëherë nga fusha për tu transferuar në spital.

Sipas ‘AS’, Puyol do të qëndrojë gjashtë javë jashtë fushave të lojës për shkak të këtij dëmtimi.

Ky është dëmtimi i tretë që pëson kapiteni i katalansve në këtë sezon. Puyol ishte rikthyer në formacionin e Barcelonës pas tre javë mungese dhe shpresonte të ishte i pranishëm në Klasiken ndaj Real Madridit që do të zhvillohet të dielën e 7 tetorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA