Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë Sapo të ngjitet në podium, Mitt Romney do të heqë orën, do të shkruajë
mbi një copë letër “Baba” dhe në fund do të kërkojë të gjejë me sy gruan
e tij An. Asgjë e tillë për Presidentin amerikan, Barack Obama. Arma e
tij më e fortë është oratoria.
Ky eshte debati i pare mes tyre dhe hera e katert qe Obama dhe Romney takohen mes tyre. Perballja, edhe dy te tjerat qe do ta ndjekin, nuk ka te beje vetem me çeshtjet e medha qe do te diskutohen, nga ekonomia tek siguria, por edhe se cfare do te percjelle tek mbi 50 milione amerikane gjuha e tyre e trupit. Ata do te diskutojne per 90 minuta, ne nje prej auditoreve te Universitetit te Kolorados, ne Denver. Drejtuesi i ketij debati do te jete gazetari i televizionit publik, Jim Lehrer.
Eksperti politik i “Brooking Institution”, John Hudak e cileson kete si debatin me te rendesishem.
“Te dy kandidaten po perpiqen te ulin pritshmerite duke thene se kundershtari eshte me i mire. Ne fakt Romney ka fituar eksperience duke zhvilluar debate gjate fushates per te fituar kandidimin e partise. Ndersa presidenti Obama nuk ben debate prej vitit 2008 dhe ekziston rreziku se ai mund te jete pak “i vjeteruar”, u shpreh Hudak.
Hudak e quan dobesi te presidentit amerikan, menyren e te folurit si profesor universiteti, pergjigjet e tij te gjata te mbushura me detaje, qe sic sygjeron ai- duhet tejkaluar.
“Sfida me e madhe per Guvernatorin Romney eshte se ai ka nevoje-sic ka thene dhe me heret- te lidhet me votuesit amerikane. Shpesh, gjuha e perdorur, fjalet e zgjedhura e distancojne ate nga votuesit per te cilet ai ka nevoje. Ajo duam te shohim te merkuren ne mbremje eshte te flase me gjuhen e tyre”, thotë Hudak.
Sipas analisteve te fushatave presidenciale, Obama mund te lendohet lehte dhe Romney do te perpiqet ta beje pa u kursyer. Papunesia ne vend eshte mbi 8 %, ekonomia po rritet shume ngadale dhe ligji per kujdesin shendetesor mbetet nje çështje shume e debatueshme per votuesit.
Ata thone se mesazhi i Romneyt do te jete: “A mundet vendi te perballoje dhe kater vite me Obamen?” ndersa Obama do te nenvizoje se “vendi do te jete me keq pa politikat e tij dhe se atij i duhen keta kater vite per ta cuar ne fund detyren qe mori”.
Tre javet e fundit dicka ka levizur ne terrenin elektoral amerikan, vecanerisht shtetet kyçe qe percaktojne zgjedhjen; Pensilvania, Ohajo, Florida, Virxhinia. Obama kryeson, duke kaluar edhe “gabimin statistikor” me 10 pike perqindje ndaj kundershtarit republikan, Mitt Rommey.
Top Channel