Forcat e sigurisë kanë vendosur shtetrrethimin në qytetin veri-lindor të Nigerisë, Mubi, pasi të paktën 26 vetë u vranë nga persona të armatosur në një rezidencë studentore.
“Shumica e viktimave ishin studentë të thirrur në formë apeli nga njerëzit e armatosur”, bën të ditur policia. Një banor tha se agresorët shkuan derë më derë duke qëlluar më armë ose goditur me thika.
Është ende e paqartë se kush është përgjegjës për krimin.
Sulmi vjen disa ditë pasi dhjetëra persona të dyshuar se kanë lidhje me grupin militant Boko Haram u arrestuan në qytet.
Megjithatë, zyrtarët nuk e kanë përjashtuar pistën që disa mosmarrëveshje të kohëve të fundit mbi zgjedhjet unionit studentor të kenë qenë shkas për dhunën në “Federal Politeknik Mubi”.
Në qoftë se kjo do të jetë e vërtetë atëherë ky do të jetë një shok i vërtetë për shumë nigerianë, pasi dhuna mes studentëve nuk ka arritur kurrë në nivele të tilla më parë, raporton BBC.
Kolegji është mbyllur dhe disa studentë u larguan nga qyteti të martën, shumë me degë pemësh mbi makinat e tyre, një shenjë tradicionale e neutralitetit në Nigeri.
Top Channel