Listës së shteteve të cilat kanë njohur pavarësinë e Kosovës i shtohet edhe një. Papua Guinea e Re është shteti më i ri i cili njeh ekzistencën e shtetit të Kosovës.

Lajmin e kanë konfirmuar për Top Channel zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. Sipas burimeve zyrtare, Ministria e Jashtme është njoftuar zyrtarisht nga kryeministri Peter O’Neill se Papua Guinea e Re e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Ne sot jemi informuar zyrtarisht, përmes ambasadës sonë në Tokio, se qeveria e Papua Guinea e Re ka marrë vendim për të njohur pavarësinë e Kosovës. Kryeministri i këtij shteti, Peter O’Neill këtë vendim tashmë e ka bërë publik. Ne shumë shpejt do të lidhim marrëdhënie diplomatike me këtë shtet”, tha Artan Behrami, këshilltar i ministrit Enver Hoxhaj.

Sipas listës së MPJ-së, Papua Guinea e Re është shteti i 92-të që njeh pavarësinë e Kosovës.

Top Channel