Firma kineze padit Obamën

03/10/2012 08:50

Një firmë kineze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka paditur presidentin Barack Obama pasi ka bllokuar një marrëveshje për disa mullinj me erë me justifikimin e sigurisë kombëtare.

Ralls Corp, një firmë private, bleu katër mullinj me erë pranë një baze marine amerikane në Oregon në fillim të këtij viti, por presidenti Obama firmosi urdhërin e bllokimit një javë më parë.

Ky është investimi i parë i huaj që bllokohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 22 vitet e fundit.

Sipas Ralls Corp, presidenti amerikan “ka vepruar në mënyrë të paligjshme” duke mos e trajtuar firmën kineze në mënyrë të barabartë me firmat e tjera.

Shtëpia e Bardhë javën e kaluar e arsyetoi vendimin e bllokimit të investimit kinez me këtë komunikatë: “Ka prova të besueshme se Ralls Corporation mund të ndërmarrë veprime që rerzikojnë sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA