“Dimri i Vetmisë…” do t’i kthehet Kadaresë

03/10/2012 00:00

Gjykata e Tiranës vendosi që të detyrohet e veja e Enver Hoxhës t’i
kthejë shkrimtarit Ismail Kadare dorëshkrimin “Dimri i Vetmisë së
Madhe”.

Vendimi u dha nga gjyqtari Bledar Abdullai, i cili deklaroi se në bazë
të nenit 212 të Kodit të Proçedurës Civile të ligjërohet masa e
sigurimit të objektit të padisë, i lejuar me një vendim të mëparshëm të
kësaj gjykate, kur dorëshkrimi origjinal iu dorëzua Arkivës së Shtetit.

Gjyqtari
vlerësoi se pretendimi i Nexhmije Hoxhës, në të cilin thuhet se
dorëshkimi i është dhënë në posedim në vitin 1975, rezulton i pabazuar
në prova, sidomos në pjesën ku ajo pretendon se i është dorëzuar nga
vetë shkrimtari në zyrën e saj.

Fakti që paditësi në mënyrë të
përsëritur ka shprehur konsiderata mirënjohjeje përgjatë viteve
1971-1973 kundrejt të paditurës, tha gjykata, rezulton i provuar në
prova shkresore të administruara në dosjen gjyqësore.

Konkretisht,
në letra në të cilat Kadare i drejtohet palës së paditur për çështje të
ndryshme me karakter subjektiv, social, profesional dhe personal.

Edhe
fakti që dorëshkrimi i “Dimrit të Vetmisë së Madhe” është në pronësi të
Nexhmije Hoxhës, tha gjykata, nuk u provua gjyqësisht, çka do të thotë
sipas gjyqtarit Abdullai se sapo vendimi të marrë formë të prerë, masa
“sekuestro konservative” do të kthehet në “sekuestro ekzekutive”, duke
detyruar Drejtorinë e Arkivave t’ia dorëzojë dorëshkrimin zotit Kadare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB