Allegri: Ndaj Zenit duhen tre pikët

03/10/2012 10:40

Massimiliano Allegri kërkon nga skuadra e tij fitoren e parë në Ligën e Kampioneve kur Milani të ndeshet sot (ora 18.00) ndaj Zenitit në Shën Pjetërburg.

“Zeniti është më i rëndësishëm se Interi. Grupi është i ekuilibruar dhe do të zgjidhet në fund gjithçka, por mendoj se ne dhe Zeniti jemi favoritë. Objektivi ynë i vetëm është fitorja”, theksoi tekniku i kuqezinjve.

Në lidhje me formacionin, Montolivo do të luajë përkrah De Jong ose Ambrosini në mesfushë në një formacion 4-2-fantazi. Abate, Bonera, Mexes dhe Antonini në mbrojtje, ndërsa të avancuar do të hidhen në fushë Emanuelson, Boateng, El Shaarawy dhe Pazzini.

“Këtë modul e kemi provuar edhe më parë dhe më vjen mirë që skuadra ka cilësinë të ndryshojë gjatë ndeshjes skemën. Na duhet fitorja patjetër sepse ndeshjen e parë e barazuam në shtëpi”, shtoi Allegri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA