Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë
Pas zjarreve masive nëpër pyjet dhe pargjet natyrore të Europës fshihet organizata terroriste Al Kaeda.
Ky është raporti i shërbimeve inteligjente ruse që deklarojnë se kjo është forma pa kosto financiare e terroristëve për të dëmtuar ekonomikisht vendet perëndimore.
“Zjarret në pyjet e Europës duhet të konsiderohen si strategjia e re e Al Kaedas për të dëmtuar ekonomikisht vendet e perëndimore. Kjo strategji nuk kërkon përgatitje të mirëfilltë për militantët, s’kërkon ekuipazh teknik dhe mjete të tjera financiare”, deklaroi kreu i shërbimeve sekrete ruse, SFV, Aleksandr Bortnikov.
Por teza ruse është rrëzuar nga aktivistët dhe ambientalistët të cilët shprehin skepticizmin e tyre dhe shtojnë se kreu i “spiunëve” rusë ka shfrenuar disi imagjinatën.
Top Channel