
Krerët politikë të Kosovës po mendojnë për gjetjen e një konsensusi, pas
bllokadës që Lidhja Demokratike e Kosovës i bëri proçesit të reformës
kushtetuese dhe asaj zgjedhore.
Lajmin e bën të ditur e përditshmja “Express”, që u referohet burimeve politike, të cilat thonë se mënyra më e mirë për gjetjen e çelësit të krizës janë takimet direkte të tre liderëve që nënshkruan Marrëveshjen e Prillit, Thaçi-Mustafa-Pacolli.
Marrëveshja në fjalë solli Atifete Jahjagën në Presidencë dhe çoi në nisjen e diskutimeve parlamentare për ndryshimin e Kushtetutës dhe Ligjit Zgjedhor.
“Po mendohet të gjendet sa më parë një zgjidhje pasi reformat duhet të përfundojnë sa më shpejt. Për këtë ka edhe presione ndërkombëtare”, i ka thënë një burim gazetës.
Top Channel