Lazio i merr tri pikët Milanit dhe i humbet shansin të përfitojë ndaj Interit
Zenit St.Petersburg do të luajë ndeshjen e dytë në Grupin C të Ligës së
Kampioneve me Milanin. Skuadra ruse u mund në sfidën e parë ndaj
Malagës 3-0 dhe trajneri Luciano Spaleti kërkon që futbollistët e tij të
mos bëjnë të njëjtën figurë si në Spanjë.
‘Sfida me Milanin është ndeshja e vitit-tha Spaleti-nuk mund të gabojmë më, pasi ecuria jonë në Ligën e Kampioneve do të komplikohet. Nuk po bëjmë lojën tonë më të mirë, ashtu sikurse edhe Milani, por jam i bindur se nëse jemi në formë jemi në gjendje të fitojmë ndaj cdokujt’.
Javët e fundit, Zenit është kritikuar shumë nga media për paraqitjet e tij, por Spaleti e mbrojti skuadrën e tij. ‘Kam në disposizion një ekip me personalitet që di të reagoje. Për këtë arsye sfida me Milanin është thelbësore duke parë se me Malagën bëmë shumë gabime-përfundoi trajneri i Zenitit, Luciano Spaleti.
Top Channel