Nervozohet Nejmar

02/10/2012 00:00

Nejmar nuk po jeton momentin e tij më të mirë. Sulmuesi brazilian pasi u
bë protagonist në polemikat e shpërthyera për kryqëzimin e tij në
kopertinën e revistës ‘Placar’, u shfaq i nervozuar në fushën e lojës.

Në ndeshjen mes Santosit dhe Gremios, Nejmar e pa veten të dënohet 2 herë nga arbitri i takimit. Fillimisht 20-vjeçari mori kartonin e verdhë për shkak të protestave kundrejt arbitrit pasi pretendoi një faull ndërkohë që ai simuloi.

Pak çaste më vonë, Nejmar u bë protagonist i një faulli të ashpër duke shkelur mbi kundërshtarin e tij dhe në këtë rast arbitri nuk ngurroi t’i tregojë sulmuesit kartonin e kuq. Ishte një episod i rrallë ky për Nejmar, pasi zakonisht është ai që i bën mbrojtësit të dënohen me karton të kuq. Sa për kronikë, ndeshja mes Santosit dhe Gremios përfundoi në barazimin 1-1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB