Lazio i merr tri pikët Milanit dhe i humbet shansin të përfitojë ndaj Interit
Adriano Galiani mund të largohet nga posti i zëvendëspresidentit të
Milanit. Lajmi i bujshëm bëhet i ditur nga disa të përditshme italiane
të cilat publikuan zërat që prej kohësh po qarkullonin në ambientet e
klubit kuqezi.
Gjithnjë sipas këtyre të përditshmeve, presidenti Berluskoni ka vendosur të bëjë ndryshime të rëndësishme në instancat më të larta të klubit dhe i sakrifikuari i parë duket se do të jetë pikërisht Adriano Galiani. Ky lajm sigurisht ka shkaktuar një habi të madhe në median sportive italiane duke parë influencën që ka pasur Galiani në skuadër në 30 vitet e fundit. Puna e tij është vlerësuar e shkëlqyer, por si cdo epokë edhe kjo e zëvendëspresidentit aktual e ka një fund.
Mësohet se Berluskoni po studion kandidaturat për të zëvendësuar Galianin dhe sipas medias italiane janë përmendur 2 emrat e parë. Një prej alternativave është Klaudio Fenuçi, anëtar i bordit drejtues të Romës, por që po mendon largimin prej saj.
Kandidatura e dytë për zëvendëspresident të Milanit është Xhuzepe Biesuz, zëvendëspresident i klubit Trenord dhe tifoz i flaktë i kuqezinjve. Ky i fundit ka mohuar kontaktet me drejtuesit e klubit italian, por ka deklaruar se është i gatshëm të japë ndihmesën e tij për milanezët.
Përsa i përket Galianit, ky i fundit ka 2 alternativa; të qëndrojë në postin e presidentit të Lega Calcio ose të shkojë në Francë ku Leonardo e Anceloti e kërkojnë për të jenë pjesë e borid drejtues të Paris Sën Zhermen. Kjo alternativë e dytë duket shumë tunduese, por që për momentin është refuzuar nga Galiani.
Top Channel