
Të paktën 14 studentë të Lëvizjes studentore Studim, Kritikë Veprim u arrestuan nga policia, pasi vendosën në muret e këtij stacioni policor pamfletë ku thuhej se “ligji mbi arsimin e lartë në Republikën e Kosovës, neni 13 pika 4 thotë se në lista e bartësve të arsimit të lartë gëzon paprekshmërinë nga organet e rendit publik, përveç në rastet e përcaktuara ndryshe me ligjet e veçanta”.
Sipas të dhënave katërmbëdhjetë aktivistët janë duke u mbajtur në polici dhe për t’u marrë në pyetje.
Sipas studentëve me anë të këtij aksioni, aktivistët kanë dashur ta shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj ndërhyrjes së organeve të rendit në hapësirat e institucioneve publike të arsimit të lartë në Kosovë, siç ishte rasti i ndërhyrjes së të hënës gjatë protestës së drejtuesve dhe studentëve të Parlamentit të Studentëve në oborrin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës
Top Channel