Lazio i merr tri pikët Milanit dhe i humbet shansin të përfitojë ndaj Interit
Edhe pse ndodhet në mes të një krize financiare dhe masat shtrënguese janë të paprecedenta, qeveria greke hap portofolin duke lëvruar 29 milion euro për ndërtimin e një piste moderne të garave të shpejtësisë me shpresën që në të ardhmen të përdoret edhe nga Formula 1.
Ministri grek i zhvillimit i dha dritën jeshile projektit që qendronte pezull prej vitesh e që do të gjejë zbatim në periudhën më të vështirë për financat e Athinës.
Mediat greke thonë se synimi i qeverisë është të tërheqë me autodromin e që do të ndërtojë motoçiklizmin, Formula 1 dhe gara të tjera të shpejtësisë me shpresën e rigjallërimit të ekonomisë së vendit, sidomos turizmit të trembur nga masat shtrënguese të paprecedenta.
Kostoja totale e impiantit sportiv pritet të shkojë deri në 96 milion euro, por vetëm 29 milion do të financohen nga arkat e qeverisë së Athinës, ndërsa pjesë tjetër do të sigurohet nga sipërmarrësit privatë.
Nuk dihet reagimi i grekëve për shpenzimin në fjalë. Prej vitesh ata ndodhen në protesta e greva masive kundër reduktimit të pagave dhe pensioneve, ndërsa qeveria arsyeton si projekti synon rigjallërimin e ekonomisë si mënyra e vetme për të siguruar financa të qendrueshme.
Top Channel