Champions, Celtic fiton në Rusi ndaj Spartak
02/10/2012 20:05
Celtic ka fituar 2-3 ndaj Spartakut të Moskës, në ndeshjen e dytë të grupit G të Ligës së Kampioneve që nisi në orën 18.00.
Kampionët e Skocisë kanë arritur një fitore shumë të rëndësishme në Rusi duke marrë përkohësisht kryesimin e grupit me katër pikë, duke pritur ndeshjen e mbrëmjes Benfica-Barcelona.
Hooper kaloi në avantazh skocezët (min. 13) para se Emenike të përmbyste rezultatin për Spartakun (min. 41 dhe 48).
Në minutën e 71, Kombarov shënon në portën e tij duke barazuar rezultatin në 2-2 para se në minutën e fundit të ndeshjes, sulmuesi Samaras t’i jepte tre pikë të vyera Celtic-ut me golin e tij.
Top Channel