Presidentja e Kosovës shprehet e gatshme të udhëheqë ekipin e kosovar në bisedimet me Serbinë.

Megjithëse thekson se, ende është herët të flitet se kush do ta drejtoje ekipin dialogues, Atifete Jahjaga thotë se, nëse bëhet fjalë për interesin e shtetit ajo mund të udhëheqë këtë dialog.

Për më tepër, ajo ka shtuar se Kosova i ka përcaktuar qëndrimet të cilat janë të qarta se, në këtë proces do të paraqitet si shtet i pavarur, si shtet sovran, ndërsa varet nga shteti tjetër se si dëshiron paraqesë vetveten.

“Ende nuk është përcaktuar dhe mund të them se është shumë herët të spekulojmë për aspektin e grupeve kush do të jetë në këto ekipe kush mund të bisedojë dhe kush mund të dialogojë. Por, unë e kam thënë edhe herë të tjera se si presidente e Republikës së Kosovës jam e gatshme të takohem me çdo homolog timin gjithmonë duke pasur parasysh dhe duke ju përmbajtur Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve  të Republikës së Kosovës dhe si dy shtete të barabarta”, deklaroi Presidentja Jahjaga.

Përsa iu përket paralajmërimeve të baroneshës Catherine Ashton, e cila ka thënë se Prishtina dhe Beogradi duhet të përgatiten për vendime të vështira, Presidentja ka thënë se Kosova i ka vijat e kuqe të cilat nuk i diskuton me asnjë shtet.

“Nuk dua të flas në emër të baroneshës Ashton, por dua të qartësoj se ekzistojnë disa vija të kuqe të përcaktuara nga vetë qytetarët e Republikës së Kosovës nga institucionet e Kosovës, asnjë çështje e brendshme e shtetit tonë nuk do të jetë pjesë e diskutimit me asnjë shtet tjetër e aq më pak me Serbinë”, shtoi Jahjaga.

Këto komente presidentja i beri gjatë konferencës ku paralajmëroj Samitin Ndërkombëtar të Gruas që do të mbahet më 4 tetor me temën: “Partneriteti për ndryshim – fuqizimi i gruas”.

Ndërkohë, e pyetur se a ka marrë sugjerime nga Neë Yorku në lidhje me fillimin e dialogut politik mes Kosovës dhe Serbisë ajo ka mohuar në terësi, duke thënë se dialogu duhet të vazhdojë si dy shtete fqinje.  

Presidentja theksoi se, unitetit i spektrit politik do të vazhdojë edhe në këtë fazë delikate duke ritheksuar se, uniteti politik ka ekzistuar gjithmonë kur është bërë fjalë për interesat nacionale të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA