Bate Borisov dhe Shakhtar Dontesk janë suprizat e të martës në Ligën e Kampioneve. Pas cudisë në Francë ku mundën Lilën, modestët bjellorusë mundën edhe Bajern Munih po me rezultatin 3-1 duke vërtetuar se paratë nuk janë gjithcka në futboll.
Golat për Bate Borisov u shënuan ng Pavlov, Rodionov dhe Bresan, ndërsa të vetmin për gjigandët gjerman e shënoi Ribery.
Me këtë fitore skuadra bjelloruse ngjitet në krye të grupit F me 6 pikë të plota duke lënë Bajernin në vendin e dytë.
Juventusi debutoi me barazim në stadiumin e sapoinaguruar. Bardhezinjtë nuk arritën të mposhtnin ukrainasit e Shakhtar Donetsk duke u mjaftuar vetëm me një barazim 1-1. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Alex Texeira, ndërsa golin për juventinët e shënoi Bonuci.
Chelsea shkatërroi 4-0 danezët e Nordsjaeland dhe falë golavarazhit më të mirë ngjitet në krye të grupit me E. Golat për skuadran londineze u shënuan nga Mata, Luiz dhe Ramirez.
Celtic-u fitoi duelin e golave duke mundur 3-2 në Rusi, Spartak Moskën. Ka qenë greku Samaras ai që në minutën e 90 prishi barazimin 2-2 dhe i dha fitoren skuadrës skoceze që ngjitet në vendin e dytë me 4 pikë, 2 më pak se Barcelona kryesuese e grupit G. Skuadra e Vilanovës mposhti 2-0 Benfikën falë golave të Sanchez dhe Fabregas.
Manchester United mposhti 2-1 Cluj dhe ngjitet i vetëm në krye të grupit H. Ekipi rumun shënoi i pari me Kapetanos ndërkohë që për “Djajtë e kuq” të sër Aleks Ferguson shënoi 2 herë holandezi Van Persie.
Ndeshja tjetër e këtij grupi ajo mes Galatasaray dhe Bragës përfundoi 0-2 në favor të portugezëve. Humbja e dytë rradhazi në Ligën e Kampioneve lë skuadrën turke në fund të klasifikimit me 0 pikë.
Top Channel