Universitetet, 4 136 kuota bosh

01/10/2012 21:50

Viti i ri akademik do të  nisë  me 8 tetor, por ethet mes të  rinjve konkurrentë  nuk kanë  mbaruar ende. Faza e tretë  pritet të  nisë  shumë  shpejt, pasi nga regjistrimi final kanë  rezultuar bosh 4 136 kuota.

Degët më  të  kërkuara edhe këtë  vit kanë  rezultuar mjekësia, ekonomiku dhe inxhinieria elektronike.

Burime zyrtare sqarojne se ministria e Arsimit, e cila pritet të  nxjerrë  një  vendim, duhet të  vendosë  nëse  këto vende do të  plotësohen nga konkurrentët, të  cilët ndodhen poshte vijës fituese apo të  futen  në  konkurs për rishpërndarje përmes formularit A3.

Gjatë  kesaj jave, të  rinjtë  duhet të  paguajnë  tarifen e regjistrimit, duke qenë  të  pajisur me mjetet e identifikimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA