Rikthimi i suksesshëm i Lance Armstrong

01/10/2012 16:40

E gjithë karriera e tij sportive është shoqëruar nga spekulimet për përdorimin e substancave të ndaluara, aq sa në muajin gusht, Agjensia Amerikane Anti-Doping zhveshi Lance Armstrong nga shtatë Turet e Francës dhe të gjithë sukseset e tjera të karrierës.

Pas këtij vendimi, 41-vjeçari u shpreh se ndihet i lodhur nga gjyqet dhe do të lejojë Agjensinë të vendosë çfarë të dëshirojë për të, pasi ndihet i qetë me ndërgjegjen e tij për gjithçka që ka fituar.

Megjithatë, ndonëse është përjashtuar përjetësishit nga përdorimi i biçikletës në gara zyrtare, Armstrong u rikthye të tregonte se vazhdon të mbetet një fitues, në një tregarësh (triatlon) veçanërisht të vështirë, popullor midis ushtarëve të forcave speciale në SHBA.

Njeriu më i suksesshëm në historinë e Tureve të Francës, mposhti të gjithë rivalët në garën prej 2 kilometrash not, 80 kilometrash me biçikletë dhe 20 kilometrash vrapim, duke përfunduar i pari me kohën tre orë, 49 minuta e 45 sekonda.

Çiklisti u lejua të merrte pjesë në këtë garë pasi ajo nuk i nënshtrohet rregullave të Agjensisë Anti-Doping Amerikane (USADA)

Pas garës, me tone therëse ndaj “USADA”-s, Armstrong deklaroi se “mund të jem përjashtuar nga garat, por jo nga e drejta për të jetuar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA