Milani përgatitet për javën vendimtare

01/10/2012 21:10

Milan përgatitet për një javë vendimtare, në të cilën në mesjavë do të duhet të udhëtojë në Rusi për t’u përballur me Zenitin e Spalletit në Shën Pjetërburg, përpara derbit të Milanos në fundjavë, në datën 7 tetor.

Megjithatë, për administatorin e deleguar të klubit, Adriano Galliani, është e rëndësishme që gjithçka të merret hap pas hapi. “Duhet të presim përpara se të mendojmë për derbin. Do të shkojmë në Rusi për të luajtur një ndeshje të rëndësishme, edhe sepse nuk arritëm të fitonim me Anderlehtin. Do të jetë një ndeshje delikate dhe e vështirë, por jo vendimtare ndaj në Zeniti që gjithashtu po përjeton probleme”.

Numri dy i kuqezinjve, vazhdon të jetë i pezmatuar për barazimin, sipas tij të pamerituar, të arritur ndaj Parmës. “Ishte një ndeshje që duhet të fitohej, humbëm disa raste për të shënuar dhe me nëntë pikë do të ishim më komodë në renditje, por e rëndësishme është që pashë shenja të qarta përmirësimi”.

Ndërsa premtoi qëndrimin e El Sharauit në klub dhe theksoi se qëndrimi i Allegrit do të varet nga rezultatet e arritura, Galliani nuk kurseu edhe një ironi për rivalët e të njëjtit qytet. “Një vit më parë, përfunduan kampionatin 22 pikë pas nesh. Sivjet janë pesë pikë përpara. Në total, jemi gjithsesi 17 pikë përpara”.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA