Bumçi, shpjegime për stadiumin

01/10/2012 20:45

Në komisionin e medias, ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi ishte thirrur në një seance dëgjimore nga deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli, për çështjet më të rëndësishme të momentit sa i përket sportit.

Mes tyre, projekti i stadiumit të ri i cili ka mbetur në vend prej mëse dy vitesh për shkak të burokracive të shumta. Ky është dhe projekti më i madh i premtuar me rastin e 100-vjetorit te pavarësisë, i cili nuk është mbajtur dhe nuk ka ndërmend të mbahet, qoftë edhe për fillimin e punimeve.

“Detyra jonë ishte dhënia e stadiumit shoqërisë “Kuqezi” dhe kjo ka ndodhur. Stadiumi nuk është në listën e aseteve të shoqërisë sha që administronte pallatin e sporteve “Asllan Rusi” dhe stadiumin. Kjo është regjistruar, ashtu si ndarja 25% për shtetin dhe 75% për Federatën Shqiptare të Futbollit. Kjo tregon se Federata kontrollon stadiumin. Është FIFA dhe Federata që do të bëjnë ndërtimin. Po të ishte qeveria, e bënim me fondet tona dhe nuk i jepnim aksionet FSHF-së. Në këtë rast, nuk ka asnjë premtim të pambajtur”, argumentoi ministri Bumçi.

Sipas kompanisë KPMG që ka bërë studimin e fizibilitetit, stadiumi i ri duhet të jetë rreth 17 mijë vende ndërkohë që i është kërkuar të jetë minimumi 23 mijë vendësh, gjithsesi, problemi kryesorë veç fizibilitetit janë paratë, pasi bëhet fjalë për një projekt që i kalon 40 milion euro.

Një tjetër çështje shumë e diskutuar kohët e fundit ka qenë ajo e pozitivitetit të peshngritësve shqiptare dhe gjoba që ka marrë Federata Shqiptare e Peshgritjes.

“Na folët për dopingut the thatë që kemi bërë 54 teste dhe a e dini që 18 teste i ka Federata e Peshëngritjes që janë kapur 18 sportistë me doping. Në vitin 2007, u kapën katër peshëngritës dhe u gjobitëm me 55 mijë dollarë, që shteti duhet të paguajë për drogën e marrë nga invididët”, iu drejtua deputeti Ylli, ministrit.

Për deputetin Ylli ka pasur një sabotim të FSHP-s në lidhje me sportiestë si Romela Begaj që shpesh ka dalë kundër drejtuesëve apo Erkand Qerimaj i cili doli pozitiv për mungë informacioni që duhet t’ja kishte dhënë federata në lidhje me substancat e ndaluara.

Ky është një sabotim që sipas deputetit socialist fillon që nga drejtoria e sporteve e MTKRS, tek e cila duhet reformë e menjëhershme.

“Romela u kontrollua pesë herë, si e si që të kapej me doping sepse fliste kundër FSHP-së. 30 herë ka bërë kontrolle Erkandi dhe e vetmja gjë që e penalizoi ishte një vitaminë që Federata duhet ta kishrte lajmëruar se konsiderohej si doping. As Pulaku nuk ka faj, faj kanë ata persona që u morën me të. Prandja zoti ministër, nëse je i paaftë të bësh atë reformë që ke premtuar të bësh në sporte, për autoritetin dhe dinjitetin tuaj, ju ftoj të jepni dorëheqjen”, përfundoi Ylli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA