Juventusi shkatërroi 4-1 Romën që vuajti mungesën e një Totti të shumë kohë më parë që dinte të udhëhiqte skuadrën drejt fitores.
Bardhezinjtë kanë dominuar lojën nga fillimi deri në fundit. brenda 18 minutave të para ata shënuan 3 herë, me Pirlon, Vidal me 11-metërsh dhe Matrin.
Rezultati i pjesës së parë mund të ishte edhe më i tjellë, por tranversa nuk lejoi që gjuatjet e Vuçiniç dhe Markizios të turpëronin Romën e Zemanit që në pjesën e parë.
Goli i vetëm i Romës u shënuan në minutën e 68 nga Osvaldo me 11-metërsh.
Në fund, Giovinco vulosi fitoren e thellë të Juves dhe shkatërrimin e Zemanit në Torino. Ndërkohë Milani ndalet nga Parma me rezultatin 1-1. Golit të El-Sharauit, vendasit iu kundërpërgjigjën me Galopan.
Top Channel