Bajern Munich vazhdon serinë e fitoreve. Skuadra e Jupp Heynckes mposhti këtë javë 2-0 Werder Bremenin, duke regjistruar fitoren e gjashtë radhazi në kampionat, si dhe fitoren e nëntë në po kaq ndeshje të zhvilluara gjatë këtij viti, me një total prej 19 golash të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar.
Pjesa e parë mbeti e pazhbllokuar pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave. Në të dytën, Heynckes fut në fushë Mandzukic dhe Xherdan Shaqirin, dy ndryshime këto që gjallërojnë lojën e Bajernit.
Nëntë minuta nga fundi i ndeshjes, Luis Gustavo shënoi golin e parë për miqtë, ndërkohë ë dy minuta më vonë Mandzukic dyfishoi rezultatin pas një topi të marrë nga Xherdan Shaqiri.
Goli i gjashtë në Bundesligë e vë kroatin në krye të listës së golashënuesve të këtij kampionati. Nga ana tjetër Borusia Dortmund shkatërroi 5-0 Mënshengladbahun duke u rikthyer pas dy javësh te fitorja.
Protagonisti i ndeshjes ishte Marco Reus, i cili shënoi 2 gola, ndërsa të tjerët u shënuan nga Gundogan, Subotiç dhe Blaszczykowski.
Top Channel