
Me aktivitete të shumta kulturore e sportivë është mbajtur në Prishtinë Dita e Rinisë.
“Jemi munduar që sot sheshi t’i dedikohet rinisë me aktivitete të ndryshme. Komuna është shumë pranë rinisë dhe financon aktivitete të ndryshme të saj”, ka deklaruar Vlora Dumoshi, drejtore për Kulturë, Rini dhe Sport pranë komunës së Prishtinës.
Shigjetaria është një sport i ri në Kosovë dhe duket se të shtunën zgjoi shumë kurreshtje nga të rinjtë.
“Kemi ardhur për të begatuar këtë aktivitet. Është një sport i ri por shumë atraktiv. Aftësitë tona ne i kemi treguar në shumë aktivitete”, ka thënë Fadil Krasniqi, kryetar i klubit të shigjetarisë “Gërmia”.
Shatori në Kosovë është Muaji i Rinisë dhe shënohet nëpër të gjitha qendrat e Kosovës, dhe kjo tashmë është bërë tradicionale.
Top Channel