Kryeministri serb, Ivica Daçiç bën një hap pas dhe shpreh gatishmërin për të biseduar me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Siç shkruajnë mediat serb, Daçiç ka deklaruar se nuk e ka problem dialogimin me askënd dhe se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

“S’e kam problem të ulem në tavolinën e bisedimeve me askënd. Nga ana tjetër, unë isha thuajse në të njëjtën tavolinë me Thaçin gjatë punimeve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ne duam dialog dhe nuk mund të pranojmë pavarësinë”, tha Daçiç.

Sa i përket integrimit europian të Serbisë, kryeministri serb tha se pret një vlerësim pozitiv nga Komisioni dhe një datë të saktë për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE. Sa për ekonominë vendase që ndodhet në reçesion, Daçiç tha se po bëhet gjithcka për të parandaluar rënien e mëtejshme të ekonomisë.

Top Channel