
Presidenti serb Tomisllav Nikoliç duhet të përgatitet për të marrë vendime të vështirë në të ardhmen.
Kjo është deklarata e Komisioneres për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Europian, Catherine Ashton.
Nëpërmjet një komunikate të shpërndarë nga Brukseli Baronesha inkurajon Beogradin dhe presidentin Nikoliç me vazhdimin e reformave për anëtarësimin në Bashkimit Europian.
Deklarata u lëshua pas takimit që Ashton dhe Nikoliç zhvilluan në Nju Jork në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Edhe njëherë tjetër në këtë komunikatë, Brukseli i bën thirrje Beogradit që të ndërmarrë hapa përpara në përmirësimin e marrëdhënieve më Kosovën, që shihet si një kusht për hapjen e negociatave për anëtarësimin e plotë në BE.
Serbia mori statusin e vendit kandidat në muajin shkurt të këtij viti.
Top Channel