Zyra e pasaportave biometrike në Nju Jork

28/09/2012 10:00

Fillon punën zyra e aplikimit të pasaportave biometrike në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ishte i pranishëm në përurimin e nisjes së procesit të prodhimit të pasaportave biometrike.

Nishani e vlerësoi këtë projekt si arritje të institucioneve të shtetit shqiptar.

Presidenti, gjatë qëndrimit të tij në SHBA, mbajti fjalim të enjten në debatin e përgjithshëm të sesionit të 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Duke theksuar angazhimin për kryerjen e të gjitha reformave per integrimin  evropian, presidenti tha se në javët e ardhshme, vendi ynë pret një përgjigje pozitive për marrjen e statusit të vendit kandidat.

“Në rrugën tonë drejt zhvillimit, përparimit dhe begatisë së qëndrueshme, ne mbetemi tërësisht të angazhuar e të përkushtuar për kryerjen e të gjitha reformave dhe marrjen e të gjitha masave të nevojshme për vazhdimin e suksesshëm në udhën e integrimit drejt Bashkimit Evropian. Kjo nuk është alternativë, por një zgjedhje e kujdesshme afatgjatë, e cila është duke u ndjekur prej vitesh dhe në jemi të vendosur për ta bërë të mundur e për ta kthyer në realitet. Në javët e ardhshme, ne presim dhënien e një vendimi të favorshëm nga Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian ndaj kërkesës sonë për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian”, tha presidenti Nishani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA