Edhe pse jemi në fund të muajit shtator, i gjithë vendi është përfshirë nga temperatura të larta, të cilat kanë shkuar deri në 36 gradë.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se këto temperatura të larta do të na shoqërojnë deri ditën e hënë.

Sipas meteorologes Rezarta Xhakollari, ditën e mërkurë parashikohet që vendi të përfshihet nga reshje shiu të pjesshme, çka pritet të sjellë edhe ulje të temperaturave.

Ndryshimi i temperaturave ka sjellë edhe rritjen e numrit të të prekurve nga virozat e stinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA