
Qani Lutfiu, tërë jetën e tij është marrë me riparimin e makinerisë së bujqësisë. Por, ato kurrë nuk kanë fluturuar.
Mund të quhet mjeshtër i përgjithshëm, por për asnjërën punë nuk ka mbaruar shkollë. Një motor i makinës së prodhuar në DDR, Republikën Demokratike të Gjermanisë, fluturon mbi Preshevë.
Lutfiu, ka prodhuar edhe helikopterin që tashmë në përfundim ka kushtuar rreth 10 mijë euro dhe katër vjet punë. Përveç motorit dhe xhamit, të gjitha pjesët i ka ndërtuar vet. Helikopteri preshevar është testuar vetëm në lëndina pasi një komision i veçantë do të duhej ta testonte atë për siguri dhe cilësi ndërtimi, ndërsa Lutfiu mendon ta lerë në muzeun e tij, por thotë se do ta provoj dhe do ta shijoj kohën me krijesën e re. Lartësia e fluturimit ende nuk dihet, por Lutfiu ka mbjell farën e parë për një luftë të re, shkencore.
Top Channel