Moto GP, Pedrosa: Nuk mendoj për pikët

28/09/2012 12:50

Dani Pedrosa theksoi se e ka harruar tashmë rrëzimin në Misano dhe po pret me padurim garën e radhës në kampionatin botëror të Moto GP, Cmimin e Madh të Aragon.

“Ajo që ndodhi është harruar tashmë. Jemi në Aragon dhe shpresoj që koha të jetë e mirë sepse këto ditë kemi parë mot të paqëndrueshëm dhe një gjë e tillë nuk është mirë as për pilotët e as për tifozët”, deklaroi piloti spanjoll i Hondës, i cili renditet 38 pikë pas Lorenzos kryesues.

“Duhet të jemi të përqendruar në prova dhe në gara sepse kampionati nuk ka përfunduar. Nuk mendoj për pikët e disavantazhit, por dua vetëm të kënaqem në motor dhe të fitoj sa më shumë gara”, shtoi Pedrosa.

Provat zyrtare do të zhvillohen të shtunën në orën 14.00, ndërsa gara të dielën në të njëjtën orë. Provat dhe garën mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA