Memorandumi i gazsjellësit

28/09/2012 01:30

Shqipëria, Italia dhe Greqia intesifikojnë përpjektjet nëpërmjet
nënshkrimit të një memorandumi, për kalimin e gazsjellësit Trans
Adriatic Pipeline, në territoret e këtyre tre shteteve.
 

Memorandumi u nënshkrua në New-York  nga Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, z. Edmond Panariti, ai Greqisë, z. Dimitris Avramopoulos dhe Italisë, z. Giulio Terzi. Ministri Panariti, falenderoi homologët Avramopoulos e Terzi dhe u shpreh se ky dokument është një dëshmie vullnetit të përbashkët për mbështetjen politike të këtij projekti të rëndësishëm dhe një hap përpara, mjaft domethënës, në procesin e finalizimit të tij.
 
“Kur ka një vullnet, ka një mënyrë. Ne ia dolëm mbanë dhe unë mendoj se ky është një hap shumë i rëndësishëm që dëshmon se tri vende mund të bashkëpunojnë me të njëjtën frymë për sfidat e së ardhmes. Ky projekt është mjaft i rëndësishëm për rajonin dhe për Evropën, do t’i shërbejë ekonomisë së secilit vend, duke hapur vende të reja pune,” tha ministri Panariti.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm, përfaqësues të vendeve të kompanive financuese të këtij projekti, Ndihmës zv/Sekretari i Shtetit për Energjinë i SHBA, Amos Hochstein, diplomatë të vendeve nënshkruese. Nese ky projekt, qe sjell gazin nga Azerbajxhani, nepermjet Turqise, Greqise, Shqiperise dhe shperndahet ne Europe nepermjet Italise, do te miratohet, sipas qeverise shqiptare ai sjell ne Shqiperi rreth 2 miliarde dollare investime.
Gjithashtu, ky projekt, qe do te furnizoje me gaz Europen Perendimore e shnderron Shqiperine ne nje pike strategjike per rrjetin e gazsjellesve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA