Opozita dhe shoqëria civile kritikojnë ministrinë e drejtësisë për ligjin i cili do të duhej t’i conte para gjyqit të gjithë të dyshuarit të cilët janë pasuruar brenda natës duke zhvatur buxhetin e shtetit.

Bëhet fjalë për një projektligj i cili duke nisur nga titulli pra “projektligji për kompetencat e zgjeruarua për konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale”, duket i paqartë.

Sipas njohësve të fushës ky projektligj ka për qëllim të luftoje vetëm pasurine e atyre personave të cilët dënohen për ndonjë vepër penale. Ndërkaq i pamundëson prokurorisë të nisë hetime  mbi bazën e dyshimit p.sh kur bëhen shkeljet e ligjit nëpër tendera.

E vërteta është se qytetarët e Kosovës jetojnë në një ambient ku rehatia e tyre prishet për shkak të betonit dhe ndërtimit të vazhdueshëm të pallatave shumëkatëshe.

Ndërkaq që makinat e shtrenjta që qarkullojnë pa ndalur nëpër rrugët e kryeqytetit kosovar është një tjetër luks që bie në sy në vendin me popullsinë më të varfër në Europë, i shoqëruar nga shkalla e papunësisë në 40 përqind.  

Kundër këtij projektligji ka dalë edhe shoqëria civile e cila mendon se projektligji në këtë formë aminston të pasuruarit brenda natës. Edhe Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi mendon se qeveria nuk ka krijuar bazë ligjore e cila do të kërkonte llogari nga të gjithë atë që kanë bërë milionat brenda natës.
 
Aktualisht projektligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale ndodhet në kuvend dhe pritet të diskutohet për kalim në leximin e parë. Vetëvendosje dhe shoqëria civile kërkojnë tërheqjen e menjëhershme të tij dhe të përpilojë një ligj i cili lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA