Misioni EULEX ka konfirmuar pranimin e një kallëzimi penal ndaj zv.kryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, i dyshuar për dërgimin e dokumenteve të falsifikuara në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Lajmin e bën të ditur “RTK” që citon zëdhënësin e EULEX-it, Blerim Krasniqi, i cili përmes postës elektronike ka sqaruar se me çështjen po merret Prokuroria Speciale.

“Prokuroria Speciale ka pranuar një kallëzim penal të dërguar nga Agjencia Kundër Korrupsionit, por për momentin nuk mund të japim detaje mbi të”, ka deklaruar Krasniqi.

Ndërkohë, nga AKK kanë refuzuar të bëjnë komente mbi këtë çështje, me argumentin se drejtori i agjencisë, Hasan Preteni ndodhet jashtë Kosovës.

“RTK” raporton më tej se ka kontaktuar me zotin Pacolli, që aktualisht ndodhet në Nju Jork, i cili ka thënë se nuk dëshiron të bëjë komente pa parë më parë kallëzimin penal.

Numri dy i qeverisë së Kosovës po hetohet për konflikt interesi, për shkak se vitin e kaluar ka nënshkruar disa memorandume bashkëpunimi në Nigeri, në emër të bizneseve evropiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA