Pas Ibrahimovic dhe Thiago Silva, Milan rrezikon të humbasë edhe një tjetër lojtar të rëndësishëm. Nga Gjermania bëhet e ditur se Bayern Munchen është i interesuar për mesfushorin ganez të kuqezinjve, Kevin Prince Boateng.
“Boa” është i blinduar nga një kontratë që skadon në vitin 2014, por një ofertë e mirë mund të bëjë që Milani të shesë numrin 10.
Edhe pse këto mund të jenë vetëm zëra merkatoje, interesimi i një skuadre si Bayern Munchen do të detyrojë klubin e Berlusconit të zgjasë kontratën dhe rrjedhimisht të rrisë pagën e ganezit.
Në aspektin sportiv, marrëdhënia mes trajnerit Allegri dhe futbollistit nuk është aspak e mirë për shkak të një fillim-sezoni të keq të Boateng, i cili nuk ka dhënë atë që pritej pas largimit të lojtarëve si Ibrahimovic dhe Seedorf.
Futbollisti është lënë në stol në ndeshjet e fundit, ndërsa kur është futur në fushë ka treguar shenja të qarta nervozizmi.
Top Channel