Skelete njerëzore në Krushë të Madhe
27/09/2012 00:00
Në fshatin Krushë e Madhe të Kosovës banorët thonë se kanë zbuluar
skelete njerëzore, të cilat besojnë se janë viktima të luftës së fundit.
Kryetari i fshatit, Kadri Dellova tha se eshtrat u gjetën në një shtëpi të djegur. Në Krushë të Madhe janë ekzekutuar 241 persona, ndërsa 68 të tjerë konsiderohen ende të zhdukur.
Dellova konfirmon se, në këtë shtëpi edhe më parë janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se kanë qenë të njerëzve të këtij fshati të ekzekutuar nga forcat serbe më 26 mars 1999.
Sipas “RTK”, Dellova ka thënë se i ka njoftuar organet kompetente të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe organet policore, por deri më tani nuk ka shkuar askush në vendin e ngjarjes.
Top Channel