Igli Tare për të ardhmen e Modric: I pëlqen të luajë me këtë skuadër, e do Milanin
Pas një muaji pushim për shkak dëmtimi, Uejn Runi u rikthye në fushën e
lojës dhe këtë e bëri në ndeshjen me Njukasëll e vlefshme për Kupën e
Ligës Angleze duke luajtur plot 76 minuta.
Në një intervistë për ‘Sky Sports’, Runi deklaroi se ishte tejmase i kënaqur me këtë rikthim pas një mungese 4 javore.
‘Nuk luaja prej 1 muaji dhe jam shumë i lumtur për riaktivizimin tim në fushën e lojës-tha Runi-ndihem shumë mirë dhe mendoj se luajta shumë minuta duke parë se sfida me Njukasëlllin ishte e para për mua pas dëmtimit. Shpresoj që kjo ndeshje të më ndihmojë për përballjet e tjera të këtij sezoni”.
Runi në ndeshjen me Njukasëll luajti me një shirit të zi në krah cka ngjalli shumë interes dhe futbollisti 26 vjecar nuk harroi të shpjegopnte këtë fakt nëpërmjet rrjetit social Twitter.
‘Luajta me shiritin e zi në krah për një mikun tim që humbi jetën javën e kaluar. Shpresoj që ai të prehet në paqe-lexohet në mesazhin e Uejn Runit
Top Channel