Igli Tare për të ardhmen e Modric: I pëlqen të luajë me këtë skuadër, e do Milanin
Arturo Vidal po jeton një moment të mirë në këtë fillim sezoni dhe kjo
ka tërhequr vëmendjen e trajnerit të Manchester United, Sir Aleks
Ferguson.
Sipas medias gjermane, tekniku skocez ka shfaqur menjëherë dëshirën për të sjellë në Old Traford kilianin, por përgjigjja e Juventusit ka qenë e menjëhershme.
Gjithnjë sipas medias gjermane, Zonja e Vjetër u kërkoi Djajve të Kuq 50 milionë Euro për të lejuar trannsferimin e Vidal drejt premier Ligës Angleze. Arturo Vidal ka një kontratë me Juventusin deri në vitin 2016 me një pagë prej 2.5 milionë Euro në sezon.
Gjatë muajve të verës u fol edhe për një interesim të Realit të Madridit dhe Bajernit të Mynihut që ofruan deri në 60 milionë euro për 25-vjeçarin dhe Markizion, por Juventusi i rezistoi mjaft mirë edhe kësaj tentative.
Top Channel