
Në vitin 2013 në Brazil do të zhvillohet Kupa e Konfederatave, ku që në
fazën e parë do të ketë përballje të mëdha. Sfida më e shumëpritur do të
jetë pikërisht ajo mes skuadrës braziliane dhe Italisë dhe kjo për
shkak të mënyrës së organizimit të këtij evenimenti nga FIFA.
Në Kupën e Konfederatave marrin pjesë 8 skuadra që do të ndahen në 2 grupe. FIFA është e detyruar që të mos vendosë në të njejtin grup ekipin e vendit organizator Brazilin, me kampionët e botës në fuqi, Spanjën.
Kjo do të thotë se në shortin që do të hidhet në 1 dhjetor, në Grupin A do të jetë Brazili dhe Italia qe vjen si nënkampione e Evropës, ndërsa në Grupin B janë Spanja dhe Uruguaji me këtë të fundit që vjen si skuadra fituese e Kupës së Amerikës. Skuadrat e tjera që do të marrin pjesë në këtë turne janë Japonia, Meksika, Tahiti dhe ekipi kampion i Afrikës që do të dalë pas turneut që do të zhvillohet në fillimin e vitit tjetër.
Herën e fundit që Italia dhe Brazili u përballën me njëra-tjetrën ishte në vitin 2009 pikërisht në Kupën e Konfederatave ku amerikano-latinët fituan 3-0 falë 2 golave të Luis Fabianos dhe autogolit të Dosenës.
Top Channel