Kosovë, dy në pranga për krime lufte
27/09/2012 00:00
Policia e misionit EULEX në bashkëpunim me atë të Kosovës ka arrestuar të enjten dy persona të dyshuar për krime lufte.
Sipas një njoftimi për shtyp të misionit evropian për rendin dhe ligjin, dy personat akuzohen për dhunim, krim i konsumuar në prill të vitit 1999.
Në njoftimin zyrtar saktësohet më tej se arrestimet janë kryer në lokalitetet Baimoc dhe Vushtrri dhe se çështja po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Top Channel