Igli Tare për të ardhmen e Modric: I pëlqen të luajë me këtë skuadër, e do Milanin
Napoli fitoi 3-0 ndaj Lacios, por ajo që ka bërë më shumë jehonë në Itali është gjesti i sulmuesit gjerman, Miroslav Klose.
Katër minuta pasi kishte filluar kjo sfidë, 34-vjeçari kaloi ekipin e tij në avantazh në ‘San Paolo’ me një gol me dorë dhe jo me kokë, ashtu siç menduan të gjithë në momentin e parë.
Lojtarët e Lacios filluan të festonin, ndërkohë që gjermani rrinte kokë ulur ndërsa napolitanët protestonin për një gol me dorë.
Me qetësinë që e karakterizon, sulmuesi gjerman shkoi te gjyqtari i ndeshjes dhe i pohoi atij që topin e kishte devijuar me dorë dhe jo me kokë.
Fjala e Kloses ka mjaftuar që gjyqtarët e ndeshjes të anullonin vendimin e mëparshëm duke e vlerësuar golin si të parregullt.
Klose ka marrë menjëherë urimet e para nga lojtarët e Napolit dhe më pas i gjithë stadiumi i këtij qytetit ka duatrokitur për gjestin e gjermanit, që rrallë herë e sheh në futboll.
Ky nuk është rasti i parë për Miroslav Klose. Në 2005, kur luante me Verder Bremenin gjatë një ndeshjeje me Bielefeldin, ai kundërshtoi vendimin e gjyqtarit për një 11-metërsh pas rrëzimit të tij në zonë. Kjo gjë e bën Klosen jo vetëm një golashënues, por edhe një kampion në fair play.
Top Channel