Phelps, karrierë si lojtar pokeri

26/09/2012 19:50

Pasi përfundoi karrierën e tij si atleti më i suksesshëm i të gjitha kohërave në Lojrat Olimpike, me një total prej 22 medaljesh, nga të cilat 18 ari, Micheal Phelps mund të jetë në prag të nisjes së një karriere të re të bujshme.

Ish-notari, gjatë jetës së sij në pishinë, i ka dedikuar shumë kohë të lirë pasionit që ka për lojën e pokerit, duke u miqësuar me disa prej lojtarëve më të mirë të këtij sporti.

Tashmë, sipas një reviste amerikane, 28-vjeçari duket se ka vendosur që t’i dedikohet në mënyrë profesionale pokerit dhe se mund të marrë së shpejti pjesë në disa kompeticione ndërkombëtare, përfshi kampionatin e madh botëror që zhvillohet në Las Vegas.

Ndërkohë, revista amerikane që raportoi lajmin, publikoi edhe një seri fotografish të Phelps, duke luajtur lojën popullore në kazinotë e Atlantik Sitit apo Las Vegasit, gjatë kohës së tij të lirë në të shkuarën.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta