Policia greke u detyrua të hedhë gaz lotsjellës dhe të përdorë zjarrëfikëse për të shpërndarë anarkistët që goditën me bomba molotov Parlamentin Grek, gjatë një greve të përgjithshme 24-orëshe.

Manifestimi i ditës së mërkurës është i pari madhor që prej ardhjes në pushtet të koalicionit konservator në muajin qershor.

Protestuesit kundërshtojnë shkurtimet e mëtejshme buxhetore prej 11,5 miliardë eurosh.

Këto shkurtime janë një kusht i trojkës, huadhënësve nga BE, FMN dhe BB, për akodimin e këstit të radhës që lejon vendin të shmangë falimentimin ekonomik.

Ndërkohë, rreth 50 mijë persona protestuan qetësisht gjatë ditës, duke shndërruar manifestimin në një prej më të mëdhenjve ndonjëherë.

Pothuajse të gjitha sindikatat, duke nisur nga ajo e mjekëve, mësuesve, nënpunësve, punëtorëve të marinës tregëtare dhe drejtuesit e trafikut ajror, i janë bashkuar grevës së përgjithshme.

Top Channel