Chelsea ofron 56 milionë euro për Falcao

26/09/2012 09:45

Chelsea kërkon të blejë Radamal Falcaon në merkaton e ardhshme dhe ka nisur që tani bisedimet me Atletico Madrid.

Lajmin e bën të ditur tabloidi ‘The Sun’ që shton se Roman Abramovich është i gatshëm të shpenzojë 56.5 milionë euro për sulmuesin kolumbian.

Pronari rus i “Bluve” kërkon që të ketë në skuadër edhe një qendërsulmues tjetër përveç Fernando Torres në mënyrë që të ketë mundësi të luftojë në të gjitha frontet. Didier Drogba u largua në verë dhe nuk u ble asnjë sulmues tjetër për ta zëvendësuar.

Radamel Falcao ishte sulmuesi që në Superkupën e Europës shkatërroi Chelsean me tregolëshin e tij në fitoren e spanjollëve me rezultatin 4-1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA