Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Catherine Ashton, bisedoi në Nju Jork me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi mbi vazhdimin e dialogut mes Prishtinës e Beogradit, jo vetëm në nivel teknik, siç është mbajtur deri tani në Bruksel, por edhe në nivel politik, siç njofton zyra e Ashton.

“Kryeministri Thaçi konfirmoi gatishmërinë e Kosovës për t’u angazhuar në këto bisedime. Përfaqësuesja e Lartë  u shpreh se vendime të vështira do të nevojiten nga Prishtina e Beogradi, ndaj të dy palët duhet të jenë gati për t’u angazhuar, përfshirë edhe në nivel politik”.  

Të enjten, Ashton takon dhe Presidentin serb, Nikolic. Shefja e diplomacisë europiane vlerësoi progresin e bërë për zbatimin e marrveshjeve të dialogut, si dhe përpjekjet e Prishtinës për të përparuar në rrugën drejt BEsë. Në 10 tetor, Komisioni Europian publikon për Kosovën studimin e fizibilitetit për një Marrveshje Stabilizim Asocimi.

Përgatiti: Arta Tozaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA