Nishani takon Emirin e Katarit

25/09/2012 00:00

Në vijim të qëndrimit të tij në New York në kuadër të sesionit të 67 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Presidenti i Republikes Bujar
Nishani është takuar edhe me Emirin e Katarit.

Në qendër të bisedës ishte intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve në fusha me rëndësi si energjitikë, infrastrukturë, bujqësi dhe turizëm.

Emiri i Katarit i vlerësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve duke shprehur mbështetjen për projekte në fushën e bujqësisë dhe atë të bulevardit të ri të Tiranës.

Kreu i shtetit eshte takuar gjithashtu edhe me presidentin e Bankes Eksport -Import te Shteteve te Bashkuara te Amerikes si dhe me zëvendëspresidenten e Korporates Nderkombetare Private te Investimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB